Kultivonte bimë narkotike në serë, arrestohet një person në Gjilan

Kronikë e zezë

Kultivonte bimë narkotike në serë, arrestohet një person në Gjilan

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 14:15
Ilustrim

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe janë konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 61.9 gramë, një armë automatike dhe tetë gëzhoja.

Po ashtu në serën e të dyshuarit janë gjetur katër bimë të llojit kanabis sativa.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat