Një mashkull dhe një femër janë arrestuar në Gjilan, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishin duke lëvizur u është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 3.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur dje në orët e mbrëmjes.