Një muaj paraburgim u arrestuar për heroinë

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim u arrestuar për heroinë

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit A. I., ndërsa refuzohet kërkesa e prokurorisë për të pandehurën B. M.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi bazuar me datë 27 gusht të këtij viti, tek i pandehuri është gjetur një qese e narkotikëve llojit “heroinë”, në sasi prej 3.9 gramë.

“Me këto veprime i pandehuri A. I., ka kryer veprën penale ‘’posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që është një recidivist dhe masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale. Ndërkohë, gjyqtari ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për të pandehurën B. M., pasi që ka konsideruar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit nuk është e bazuar”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat