Furgoni përplaset me një makinë në rrugën Fier-Vlorë, 3 të plagosur

Kronikë e zezë

Furgoni përplaset me një makinë në rrugën Fier-Vlorë, 3 të plagosur

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 19:13
Pamje nga aksidenti

Tre persona, mes tyre një fëmijë janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Sipas policisë, një furgon dhe një makinë janë përplasur me njëra-tjetrën. Mësohet se personat e plagosur ishin në mjetin furgon.

Tre të lënduarit, të cilët edhe ishin të tronditur u dërguan me dy autoambulanca në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat