Grabitje e armatosur në një bankë në Shtime

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në një bankë në Shtime

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 09:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Grabitjet në vendin tonë vazhdojnë të jenë një dukuri shqetësuese.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një e tillë në bankën Raiffeisen në Shtime.

Një dëshmitar ka thënë se tre persona të armatosur të cilët ishin të maskuar kanë thyer derën e bankës me çekan, derisa punëtorët dhe femrat i kanë nxjerrë jashtë nga flokët.

Sipas të njëjtit dëshmitar, grabitësit kanë qenë me një kombi, ndërsa kanë gjuajtur me armë zjarri edhe në drejtim të lokaleve që janë përballë bankës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat