Një person pengon policinë gjatë arrestimit të vëllait të tij, në Ferizaj

Kronikë e zezë

Një person pengon policinë gjatë arrestimit të vëllait të tij, në Ferizaj

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Një person, në Ferizaj, është arrestuar, pasi ai ka kryer pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Policia e Kosovës në raportin 24- orësh ka dhënë detaje në lidhje me rastin, i cili ka ndodhur dje në orën 16:00, në Ferizaj.

“Është  arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar ,pasi që ai ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare, të cilët  kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit për t’ia arrestuar vëllanë. Nga i dyshuari është konfiskuar një mjet i mprehtë –thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari  lirohet dhe rasti çohet në procedurë të rregullt” , thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat