E mbyt gruan duke e rrahur, ngrihet aktakuzë

Kronikë e zezë

E mbyt gruan duke e rrahur, ngrihet aktakuzë

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër I.H., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 01.06.2019, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Sipas aktakuzës, i akuzuari I.H., më 31.05.2019, rreth orës 17:30, duke drejtuar veturën e tipit “Suzuki Wagon R+”, në dalje të fshatit Samadrexhë, ku ishte me bashkëshorten e tij, tani të ndjerën H.D., me të cilën për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme fjalosen.

I akuzuari I.H. me këtë rast ndal automjetin, nxjerr gruan e tij me forcë  jashtë, dhe e rrah fizikisht, pas së cilës kjo e fundit rrëzohet në asfalt. Bashkëshorti i saj nuk ka ndaluar me kaq, por ka vazhduar ta rrahë dhe si rrjedhojë ajo ka pësuar dëmtime në trup, nga të cilat vdes në QKUK në Prishtinë, më 15.06.2019.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat