Grabitje e armatosur në Shtime

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në Shtime

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 13:55
Ilustrim

Është raportuar se dje në Shtime katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një shumë të parave, vlera e të cilave ende nuk dihet, njofton Policia e Kosovës në raportin ditor.

Të dyshuarit pasi e kanë kryer grabitjen gjatë përpjekjes për t’u larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet kanë shtënë me armë zjarri por nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Njësitë policore janë vënë në ndjekje të të dyshuarve por gjatë ikjes prapë të dyshuarit kanë shtënë me armë në drejtim të Policisë por nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale.

Automjetit të cilin e kanë shfrytëzuar të dyshuarit për grabitje ia kanë vënë zjarrin në një   rrugë malore dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Me rastin janë duke u marrë të gjitha njësitë relevante të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat