Kokainë, marihuanë e armë, dy të arrestuar në Vërmicë

Kronikë e zezë

Kokainë, marihuanë e armë, dy të arrestuar në Vërmicë

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Dy persona janë kapur në Vërmicë, pasiqë u janë gjendur, drogë e armë.

Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare në Vëermicë, pasi që gjatë një kontrolli në veturën e të dyshuarve dhe  tek njëri prej të dyshuarve nën veshje të brendshme janë gjetur dhe janë konfiskuar sasi e dyshuar e substancave narkotike me sa vijon: 5 (pesë) qese të vogla narkotike të llojit marihuanë, 1 (një) qese me lëndë të dyshuar (kokainë), 1 (një ) epruvetë e vogël me lëndë të dyshuar (kokainë) dyshohet deri në verifikim, 1 (një) qese me lëndë të dyshuar pluhur të bardhë që dyshohet se përdoret për përzierje të narkotikëve, dy copë mullinj për përpunimin e substancës narkotike si dhe një thikë luftarake.

Policia njofton se rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat