Konfiskohet heroinë në Viti, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Konfiskohet heroinë në Viti, arrestohet një person

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Pozhoran të Vitisë, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar 72.8 gram substanca narkotike e llojit heroinë.

Në cilësinë e provave materiale nga i dyshuari janë konfiskuar: 4.715 euro, 20 franga zviceranë dhe 90 dinar të Serbisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat