Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen në Lipjan

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen në Lipjan

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar dy të dyshuar lidhur me vrasjen që ka ndodhur dje në Lipjan.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët pas një përleshje fizike që kishin pas me viktimën mashkull K/Shqiptar  me ndonjë mjet të mprehtë e kishin goditë atë i cili si pasoj e lëndimeve  kishte ndërruar jetë në QKUK. Si pasoj e rastit edhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretmanë mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori i shtetit. Nga njësiti përkatës policor është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës  dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat