Nuk është më si dikur: Polici i Kosovës arreston një person pasi deshi t’i jap ryshfet

Kronikë e zezë

Nuk është më si dikur: Polici i Kosovës arreston një person pasi deshi t’i jap ryshfet

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Një person është ndaluar e më pas është liruar nga Policia pasi ka tentuar t’i jap ryshfet një zyrtari policor.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në Merdare, ku një drejtues i autobusit të një agjensioni turistik me targa vendore i kishte ofruar ryshfet zyrtarit policor në vlerë prej 10 euro.

Me urdhër të prokurorit të hollat janë sekuestruar dhe pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndryshe, dikur ka qenë normale që policët kufitarë të pranojnë mito, mirëpo që nga publikimi i disa skandaleve nga mediat, kjo gjë ka ndryshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat