Hapen hetimet për rastin e aksidentit me paragllajd në Prizren

Kronikë e zezë

Hapen hetimet për rastin e aksidentit me paragllajd në Prizren

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për hapjen e hetimeve për rastin e datës 7 shtator në Prizren ku ka humbur jetën një qytetar dhe një tjetër është lënduar, aksident ky që ka ndodhur me paragllajd.

Sipas Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, hetues përgjegjës është emëruar,  Arben Dika.

Në vendimin e Komisionit, konstatohet se hetuesi përgjegjës ka për obligim që të përgatis një raport të detajuar, përfshirë rekomandimet lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat