Detaje të reja nga plagosja e djeshme në Prishtinë: Të shtënat erdhën nga një makinë

Kronikë e zezë

Detaje të reja nga plagosja e djeshme në Prishtinë: Të shtënat erdhën nga një makinë

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me disa të shtëna që ndodhën dje në rr. “Afrim Vitia” në Prishtinë ku mbeti i plagosur një person.

Policia thotë se nga një veturë në lëvizje në të cilën ishin tre persona, dyshohet se kanë shtënë me armë e zjarri dhe të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Si pasojë e të shtënave viktima mashkull K/Shqiptar është plagosur në këmbë dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK i cili pas tretmanit mjekësor është liruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë të fishekut i kalibrit të vogël. Është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili ka dorëzuar armën e përdorur në rast e cila është e llojit pistoletë, një karikator dhe dy fishekë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rasti është iniciuar nga hetuesia si “vrasje në tentativë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat