Të shtëna në Leposaviç, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Të shtëna në Leposaviç, arrestohen dy persona

Nga: Fatmir Beka Më: 12 shtator 2019 Në ora: 20:42
Ilustrim

Sot pasdite rreth orës 17.00 janë dëgjuar të shtëna në komunën e Leposaviçit dhe lidhur me këtë janë arrestuar dy persona të nacionalitetit shqiptar, për të cilët dyshohet se duke shtënë me armë zjarri kanë nxitur rrezik të përgjithshëm, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Në stacionin policor në Leposaviç kanë thënë se persona të panjohur nga një automjet me targa të Kosovës kanë shtënë me revole.

Pas kësja është ndaluar automjeti i tipit "golf" me ngjyrë të kuqe që drejtohej nga B. D. Nga Suhareka, që së bashku me një person tjetër ndodheshin në automjet janë arrestuar.

Mësohet se në parking në dalje të Leposaviçit, ku gjendej automjeti janë gjetur disa gëzhoja dhe policia është duke kontrolluar automjetin dhe hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat