Motrat rrahin nxënësin e shkollës në Prishtinë, edhe vëllai i tyre sulmon zyrtarin policor

Kronikë e zezë

Motrat rrahin nxënësin e shkollës në Prishtinë, edhe vëllai i tyre sulmon zyrtarin policor

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 09:02
Shkolla

Dy motra kanë sulmuar fizikisht nxënësin e shkollës ‘Shkëndija’ në Prishtinë.

Gjatë arresimit të dyshuarve, vëllai i tyre, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor dhe më pas ka ikur.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

“Njësia policore ka arrestuar dy të dyshuara femra K-Shqiptare, për arsye se të njëjtat kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar nxënës i shkollës. Gjatë arrestimit të dyshuarave, vëllai i tyre i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor dhe më pas ka ikur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat