Aksion i Policisë në Gjakovë, konfiskohen barna pa banderolë

Kronikë e zezë

Aksion i Policisë në Gjakovë, konfiskohen barna pa banderolë

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka treguar se ka gjetur barna pa banderolë në disa barnatore në Gjakovë.

Aksioni është zhvilluar gjatë ditës së djeshme në bashkëpunim me inspektorët farmaceutik.

Rr. Mic Sokoli, Gjakovë 12.09.2019 – 11:20. Njësia policore dhe inspektorët farmaceutik kanë bërë kontrollimin e barnatores së të dyshuarit mashkull K-Shqiptar. Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 67 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola dhe nuk i dihet prejardhja e produkteve. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Anton Çeta, Gjakovë 12.09.2019 – 11:20. Njësia policore dhe inspektorët farmaceutik kanë bërë kontrollimin e barnatores e të dyshuarës femër K-Shqiptare. Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 244 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Konferenca e Bujanit, Gjakovë 12.09.2019 – 11:20. Njësia policore dhe inspektorët farmaceutik kanë bërë kontrollimin e barnatores të dyshuarit mashkull K-Shqiptar. Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 110 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola dhe nuk i dihet prejardhja e produkteve. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat