Aksident i rëndë te kolaudimi në Shkodër

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë te kolaudimi në Shkodër

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 19:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në Shkodër.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur tek kolaudimi, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person. I plagosuri është transportuar në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat