Policia jep detaje për aksidentin ku mbeti i lënduar një person

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin ku mbeti i lënduar një person

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 18:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person ka mbetur i lënduar para pak minutash pasi është goditur nga një makinë derisa ishte në lëvizje me biçikletën e tij. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë, ndërkohë sipas burimeve, vetura e cila ka goditur qytetarin ka qenë duke u drejtuar nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se biçiklisti është dërguar për tretman mjekësor, dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar inrormatën për një aksident trafiku në rrugën Dardania në Fushë Kosovë, ku kanë qenë të përfshira një veturë dhe një biçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

I lënduari sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes është rreth moshës 25 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat