Pranga shoferit të dehur, goditi makinën e policisë në tentativë për të ikur - Bota Sot
Pranga shoferit të dehur, goditi makinën e policisë në tentativë për të ikur

Kronikë e zezë

Pranga shoferit të dehur, goditi makinën e policisë në tentativë për të ikur

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 10:33
Pamje nga videoja

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për drejtim të mjetit në gjendje të dehur. Policia u sinjalizua nga qytetarët për shoferin i cili po kryente manovra të rrezikshme në rrugë gjatë mbrëmjes së djeshme.

"Mbrëmjen e djeshme, shtetasi A. H., drejtonte mjetin në gjendje të dehur nga Mjull Bathore për në autostradë në Unazë të Madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikur jetën e këmbësorëve dhe të drejtuesve të auomjeteve. Qytetarët kanë njoftuar në numrin 112 dhe menjëherë sherbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, janë pozicionuar duke i dhënë shenjë për të ndaluar automejtit me të dhënat që ishte rapotrtuar nga qytetarët" sqaron policia.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., në tentativë për t’ju larguar shërbimeve të policisë ka goditur mjetin e policisë rrugore duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por është neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...