Dy raste të dhunës në familje në Pejë, sulmohen fizikisht dy gra

Kronikë e zezë

Dy raste të dhunës në familje në Pejë, sulmohen fizikisht dy gra

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 10:46
Ilustrim

Në dy raste të ndara në Pejë është raportuar dhunë në familje, viktima të të cilave janë dy gra.

Policia njofton se dje në orët e mbrëmjes  ka arrestuar një person pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Edhe rasti  tjetër ka ndodhur  dje pasdite në Pejë ku një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti saj. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat