Plagosja në Pejë, policia arreston personin e katërt të dyshuar

Kronikë e zezë

Plagosja në Pejë, policia arreston personin e katërt të dyshuar

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Me datë 10 shtator 2019 rreth orës 12:43, Policia e Kosovës kishte marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë.

Si pasojë e këtij incidenti ishte plagosur një person dhe i njëjti ishte dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

Lidhur me këtë ngjarje Policia e Kosovës- Hetuesit Rajonal pranë Drejtorisë Rajonale në Pejë pas një pune intensive operativo-hetimore, me datë 17.09.2019, kanë arritur që ta arrestojnë edhe personin e katërt të përfshirë në këtë rast.

Me vendim të Prokurorit të shtetit të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat