Ndihmoi për ta kryer vrasjen që mbeti në tentativë, një muaj paraburgim - Bota Sot
Ndihmoi për ta kryer vrasjen që mbeti në tentativë, një muaj paraburgim

Kronikë e zezë

Ndihmoi për ta kryer vrasjen që mbeti në tentativë, një muaj paraburgim

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 10:06
Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit pas zgjerimit të hetimeve ndaj të pandehurve L.K dhe A.U, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri L.K, me dashje ka ndihmuar të afërmin e tij, V.K në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë.

Sipas gjykatës, me datë 10 shtator në Pejë, me dashje ka ndihmuar të afërmin e tij, përkatësisht të pandehurin V.K në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë e në dëm të viktimës A.U, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri L.K e ka drejtuar automjetin e tij me ç’rast bashkë me të pandehurin V.K kanë shkuar afër marketit “Minimax” dhe me të takuar të dëmtuarin A.U i cili ishte duke e drejtuar veturën e tij, i pandehuri L.K e ndal veturën në mes të rrugës gjersa nga vetura del i pandehuri V.K dhe nga krahu i djathtë i veturës së të dëmtuarit ka shtënë tri herë në drejtim të të dëmtuarit për ta privuar nga jeta mirëpo që nuk ka arritur ta godas e pastaj i pandehuri V.K hip në veturën e të pandehurit L.K i cili me shpejtësi largohet nga vendi i ngjarjes.

“Me këto veprime i pandehuri L.K dyshohet se ka kryer veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë. I pandehuri A.U. Me datë 10.09.2019, pa autorizim ka mbajtur në pronësi dhe kontroll një armë zjarri në atë mënyrë që më parë pa leje të organeve kompetente ka mbajtur pistoletën, një karikator dhe pesë fishekë të të njëjtës armë, ku ditën kritike pasi ka ndodhur rasti i përshkruar më lartë i pandehuri e ka dorëzuar armën në polici. Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve. Të pandehurit L.K i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...