Burri nga Suhareka e rreh gruan

Kronikë e zezë

Burri nga Suhareka e rreh gruan

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se kanë arrestuar në Suharekë një person, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht gruan e tij, raporton Express.

E njëjta nuk raportohet të jetë lënduar. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat