Mosmarrëveshje midis disa personave në Klinë, përdorën edhe armët

Kronikë e zezë

Mosmarrëveshje midis disa personave në Klinë, përdorën edhe armët

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Një mosmarrëveshje në lagjen “Arbëria” në Klinë ka bërë që të përdorën edhe armët.

Disa qytetarë në këtë lagje kanë pasur një mosmarrëveshje, të cilës iu është përgjigjur mënjeherë njësitët relevante të Policisë.

Zyra për Informim në Policinë e Pejës për Indeksonline ka dhënë detaje lidhur me rastin, e cila ka konfiskuar dy armë nga të dyshuarit.

 “Stacioni Policor Klinë, me 17.09.2019 rreth orës 19:40 fillimisht është njoftuar për mosmarrëveshje ne lagjen Arbëria/Kline. Njësitet relevante të Stacionit Policor Klinë menjëherë ju kanë përgjigjur rastit. Gjatë hetimeve ka rezultuar se janë përdorë armët e zjarrit dhe si dëshmi dhe prove materiale janë sekuestruar dy arme (pistoleta) nga te dyshuarit”, thuhet në përgjigjën e PK-së.

Dy të dyshuar janë ndaluar me vendim te prokurorit për 48 orë,  derisa të lënduar nuk ka pasur.

 Rasti i është dorëzuar Prokurorinë Themelore në Pejë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat