Brenda një dite mbi 1 mijë tiketa dënimi për shoferët

Kronikë e zezë

Brenda një dite mbi 1 mijë tiketa dënimi për shoferët

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet dhe arrestimet gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas tyre, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së premte kanë ndodhur 47 aksidente trafiku.

22 prej tyre janë aksidente me të lënduar, ndërsa 25 të tjera vetëm me dëme materiale.

Ndërkaq, për shkelje të rregullave në komunikacion, policia ka shqiptuar 1 mijë e 477 tiketa trafiku.

Vetëm më 20 shtator policia ka njoftuar se ka arrestuar 19 persona, ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat