Atentati në Nikël, vdes gruaja e plagosur

Kronikë e zezë

Atentati në Nikël, vdes gruaja e plagosur

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 07:57
Ilustrim

Dy persona, hallë dhe nip u plagosën pak para mesnatës duke hyrë e diela në Nikël.

Të  plagosurit janë Shpresa Basha dhe Maringlen Haka, raporton noa.al.

Ata janë plagosur pasi u qëlluan me armë zjarri pranë shtëpisë së tyre në Nikël të Krujës.

Basha dhe nipi i saj Haka, u dërguan në spital për ndërhyrje mjekësore.

Por Shpresa Basha ka gjetur vdekjen, konfirmoi policia e qarkut Durrës para pak çastesh.

Ajo tha zyrtarisht se më datë 21.09.2019, rreth orës 23:50, jemi njoftuar se në fshatin Zezë, Krujë janë plagosur me armë zjarri shtetasit M.H., dhe Sh.B.,

Shtetësia Sh.B., ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi M.H., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat