Aksident në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, lëndohen dy persona

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Mitrovicë ku si pasojë e përplasjes së dy veturave, dy persona janë lënduar

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rreth orës 11:30 në rrugën Prishtinë – Mitrovicë ka ndodhur  një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë Ahmëti.

Ajo ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut i Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat