Vetëvrasje në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Vetëvrasje në Mitrovicë

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Një grua e moshës mbi 60 vjeçare, i ka dhënë fund jetës, duke kërcyer nga ballkoni i banesës, bëjnë të ditur burime të Kp.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 9;00 afër banesave të ashtuquajtura ‘Kombet e Bashkuara’ në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

“Policia është njoftuar për një trup të pajetë sot rreth orës 9:10, ndërsa njësitet e policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti”, ka thënë Hoti.

Ai nuk ka dhënë detaje shtesë, për të cilat tha se do t’i bëjë të ditura sapo të përfundojnë të gjitha procedurat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat