Kujdes nga mashtruesit, shënohen dy raste të falsifikimit të parave

Kronikë e zezë

Kujdes nga mashtruesit, shënohen dy raste të falsifikimit të parave

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 10:38
Ilustrim

Dy raste të falsifikimit të parave janë regjistruar gjatë 24 orëve në Kosovë.

Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë ku një ankuese ka raportuar në polici se derisa ka qenë në vendin e punës si arkëtare nga një person i panjohur ka pranuar një kartëmonedhë në vlerë pesëqind 500 euro e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në Prizren ku një i dyshuar ka deponuar një sasi të parave, ku në mesin e tyre ka vërejtur se një kartëmonedhë në vlerë pesëdhjetë 50 euro dyshohet  të jetë e falsifikuar.

Nga njësiti policor është konfiskuar monedha në fjalë, është iniciuar lënda e rastit e cila do të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat