IPK-ja arreston një zyrtar policor – dyshohet për dhunë në familje

Kronikë e zezë

IPK-ja arreston një zyrtar policor – dyshohet për dhunë në familje

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) më saktë hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se ai kishte kryer veprën penale: “Dhunë në familje”.

IPK-ja kishte pranuar mbrëmë rreth orës 20:00 një informacion përmes “Linjës së kaltër” (numrit të telefonit pa pagesë 08000 3333) lidhur me dyshimin së një zyrtar policor kishte kryer veprën penale dhunë në familje e paraparë me nenin 248 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes, duke intervistuar të dyshuarin (zyrtarin policor) si edhe viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e tij në Fushë-Kosovë.

Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat