“Duhet të marr dokumentet në makinë”, ja si tenton ti shpëtojë prangave shqiptari në Itali

Kronikë e zezë

“Duhet të marr dokumentet në makinë”, ja si tenton ti shpëtojë prangave shqiptari në Itali

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Një i ri shqiptar që nuk respektonte lejen e qëndrimit në shtetin italian është arrestuar këtë të enjte në Legnano.

Shqiptari emri i të cilit nuk është bërë i ditur është përpjekur t’i shpëtojë policisë, por pa rezultat.

"Më duhet të marr dokumentet në makinën time që ndodhet këtu afër", tha shqiptari, që më pas kishte tentuar arratisjen, duke u ngjitur mbi një gardh.

Në këtë moment shqiptari e goditi me forcë një prej agjentëve, por ai nuk hoqi dorë nga ndjekja dhe thirri përforcime.

Në këtë moment bashkëpunimi i një kalimtari me policët ishte vendimtar duke bërë të mundur arrestimin.

I arratisuri u përpoq të fshihej në ballkonin e një shtëpie, afër kopshteve publike në Via Mazzini, por u pa nga një kalimtar i cili sinjalizoi praninë e tij te policët.

Polici u dërgua në spitalin e qytetit dhe dëmtimet që ai raportoi u gjykuan nga profesionistë të shëndetit për të qenë të kurueshëm në 10 ditë . Shqiptari u arrestua nën akuzën e kundërshtimit të zyrtarëve publikë dhe plagosjeve, si dhe për shkeljen e ligjeve të imigracionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat