Nga një muaj paraburgim për dy persona që prodhonin substanca narkotike

Kronikë e zezë

Nga një muaj paraburgim për dy persona që prodhonin substanca narkotike

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës nga një muaj paraburgim kundër të pandehurve F.O. dhe A.O., për shkak të veprës penale prodhim dhe përpunim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Gjykata ka konstatuar se është plotësuar kriteri nga neni 187, ngase ekzistojnë rrethana, të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurve me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të pengonin rrjedhën e procedurës penale.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat