Treni mbyt një këmbësor në Lutogllavë

Kronikë e zezë

Treni mbyt një këmbësor në Lutogllavë

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 15:31
Lutogllavë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, sot rreth orës 12:40 është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në fshatin Lutogllavë- Pejë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtareve.

Menjëherë policia ka dalë në vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ekipi mjekësor ka  konstatuar vdekjen e viktimës, Z.K. f/k/sh (1958).

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës  dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.

Hetuesit rajonal te DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si hetim i vdekjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat