Aksident në rrugën Mitrovicë-Podujevë, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Mitrovicë-Podujevë, tre të lënduar

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 16:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar të ketë ndodhur sot rreth orës 12:00, në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, segmenti rrugor fshati Kaqanollë.

Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, drejtuesi ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe ka dal nga rruga.

Gjatë këtij vet-aksidenti lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe dy pasagjerët të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat