40-vjeçari ekzekutohet me kallashnikov duke pirë kafe

Kronikë e zezë

40-vjeçari ekzekutohet me kallashnikov duke pirë kafe

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 09:06
Pamje nga vendi i ngjajres

Një 40-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Lushnje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (1 tetor) në lagjen "Gafurr Muço".

Gazetari i Ora News, Jualian Kasapi thotë se "viktima është Besnik Hida, i cili është vrarë në katin e dytë të një lokali, teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit".

Hida  u qëllua dy herë më breshëri kallashnikovi, ndërsa sipas dëshmitarëve okularë autori ka qenë i maskuar dhe është larguar me shpejtësi me makinë nëpër rrugicat e lagjes.

Hida është një biznesmen në fushën e grumbullimit të makinave të përdorura.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat