Klos, konflikti për pronën i merr jetën dy vëllezërve dhe nipit

Kronikë e zezë

Klos, konflikti për pronën i merr jetën dy vëllezërve dhe nipit

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Tre burra anëtarë të një familjeje mbetën viktima të një konflikti për çështje pronësie në Xibër të Klosit.

Sali Dakuci vrau me armë zjarri vëllanë e tij Kujtimin dhe më pas edhe nipin e tij Florian Dakucin

Pas krimit të dyfishtë i ka dhënë fund jetës duke bërë vetëvrasje.

Konfliktet për çështjet e pronësisë shkaktuan kështu tragjedinë e radhës në familjet shqiptare

Ata janë transportuar drejt spitalit të Dibrës por nuk kanë arritur tu mbijetojnë plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Policia e Dibrës thotë se krimi është kryer me një pistolete. Drejt zonës malore mësohet se janë nisur forcat e Policisë dhe prokurorë për të sqaruar të gjithë dinamikën e kësaj ngjarje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat