Gruaja dërgohet nga familjarët e vdekur në QKUK, dyshohet se u qëllua me armë

Kronikë e zezë

Gruaja dërgohet nga familjarët e vdekur në QKUK, dyshohet se u qëllua me armë

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 21:58
Ilustrim

Një grua është dërguar nga Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e vdekur, pasi kishte marrë plagë, që dyshohet se janë nga një armë zjarri.

Nga QKUK’ja kanë thënë për Gazetën Express se gruaja ka arritur rreth orës 20 pa shenja jete në spital, ndërsa vetëm është konstatuar vdekja.

“Familjarët e kanë sjellë zonjën. Ka ardhur e vdekur. Ne vetëm e kemi konstatu vdekjen sepse nuk ka pasur shenja jete. Më pas i kemi thirrur policinë”, ka thënë Sami Bajqinca, mjek në emergjencë.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat vendore  edhe Policia Rajonale e Prishtinës.

Sipas Policisë, gruaja dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit.

“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën  se  ekipi mjekësor nq QKUK, ka konstatuar vdekjen e njq personi (femër). Viktima sipas të dhënave fillestare, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit. Aktualisht hetuesit policor, kane nisur nje hetim lidhur me rrethanat  e ketij rasti”, ka thënë zëdhënsja e Policisë, Flora Ahmeti.

Dyshohet se viktima ishte nga një fshat në Prishtinë. 

Gjendet një femër e vdekur në Prishtinë, dyshohet se u vra

Një femër është gjetur e vdekur nga ekipi mjekësor i QKUK-së.

Sipas të dhënave të para viktima dyshohet se ka marr plagë nga arma e zjarrit.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

”Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën se ekipi mjekësor i QKUK-së, ka konstatuar vdekjen e një personi (femër). Viktima sipas të dhënave fillestare, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit “- tha Ahmeti.

“Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”

Dyshohet se viktima vjen nga fshati Besi e Komunës së Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat