Sekuestrohen 70 mijë euro dhe makina 100 mijë euro në Lushnje

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 70 mijë euro dhe makina 100 mijë euro në Lushnje

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Një sasi prej 70 mijë eurosh dhe një makinë që kapte shifrën prej 100 mijë eurosh, në pronësi të një 39-vjeçari.

Uniformat blu të qytetit të Lushnjes njoftojnë se pas dyshimeve se 39-vjeçari Julian Sulo merrej me drogë dhe ishte pjesë e një grupi kriminal, i është bërë një kontroll, si rezultat iu gjetën në banesë kjo sasi e madhe e parave dhe makina 100-mijë euroshe. Ndëkohë, mësohet se kanë vijuar hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe personave të lidhur me të.

Njoftimi i policisë

Policia sekuestron 70 000 euro dhe një automjet me vlerë 100 000 euro që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe pastrimit të parave, gjurmimit dhe identifikimit të aseteve që janë përfituar nga veprimtari kriminale, pas informacioneve të mara në rrugë operative se shtetasi J. S merrej me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, nga strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u ushtrua kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 000 euro dhe 1 automjet me vlerë rreth 100 000 euro.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” për shtetasin J. S., 39 vjeç, banues në Lushnjë.

Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe personave të lidhur me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat