Arrestohet fajdexhiu në Gjakovë, për 3500 euro kërkoi 38 mijë euro

Kronikë e zezë

Arrestohet fajdexhiu në Gjakovë, për 3500 euro kërkoi 38 mijë euro

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 20:09
Foto Ilustrim

Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, pas hetimeve paraprake, sot ka arrestuar një person nën dyshimin e përfshirjes në veprimtari penale.

V.M. (1967) dyshohet se në vitin 2016 i ka ofruar një shumë prej 3500  euro me fajde një qytetari.

Ankuesi deklaron se ka paguar shumën prej 4200 euro, por nuk ka arritur ta paguajë shumën tjetër. I dyshuari, së fundmi  ka rritur kërkesën duke kërkuar 38 mijë euro nga ankuesi.

V.M. është arrestuar në flagrancë pak pasi ka pranuar shumën prej 4000 euro nga ankuesi. I dyshuari është kontrolluar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe tek i njëjti janë gjetur 4000 euro që janë përdor për simulim të veprës penale.

Me aktvendim të Prokurorisë Themelore Gjakovë të dyshuarit, pas intervistimit, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat