Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, ka të lënduar

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 08:21
Foto

Dy vetura janë përfshirë në një aksident para pak minutave në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht tek vendi i quajtur Kroi i Mbretit.

Nga fotot e siguruara shihet se në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe një veturë, ndërsa dyshohet edhe për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes shihet Policia e Kosovës dhe ndihma e shpejtë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat