Kapja e 70 kg kanabis në Shkodër, vetëdorëzohet 28-vjeçari pas dy vitesh

Kronikë e zezë

Kapja e 70 kg kanabis në Shkodër, vetëdorëzohet 28-vjeçari pas dy vitesh

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 12:08
Kanabisi

Është dorëzuar pas dy pothuajse dy vitesh në arrati Aurel Babasi, i cili mundi ti shpëtonte policisë gjatë operacionit “Ndalesa e Fundit", ku u kapën 70 kg kanabis në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe.

Ndaj 28-vjeçarit Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjatë operacionit të 15 nëntorit 2017, policia vuri në pranga Fatbardh Hoxhën, 28 vjeç, banues në Komes, Fushë Krujë si dhe Kledi Xekan, 31 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë. 

Ndërsa tre bashkëpunëtorët Aurel Babasi, Sar Hoxha dhe Edmond Xaka, të gjithë nga fshati Kameras i Fushë Krujës, arritën të largoheshin sapo panë policinë.

"A. B., 28 vjeç, më datë 15.11.2017, gjatë operacionit të finalizuar “Ndalesa e fundit” nga D. V. P. Shkodër, në bashkëpunim me shtetasit K. X., F. H., të cilët janë arrestuar gjatë operacionit, si dhe me E. X. e D. H., të cilët janë shpallur në kërkim, në afërsi të një karburanti në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 70 kg Cannabis Sativa,"-raporton policia.

70 kg kanabis në “Golf 5”- Droga u kap në afërsi të një karburanti në fshatin Grizhë brenda një automjeti tip Golf  targë AA077RZ që drejtohej nga Fatbardh Hoxha.

"Ndërsa arrestimi i Kledi Xekës, u bë pasi në bashkëpunim me personat e tjerë, i cili po drejtonte një mjet Golf 5 me targa AA 911 RV, po shoqëronin Fatbardh Hoxha për transportimin e lëndës narkotike,”-njoftuan uniformat blu pas operacionit.

Të dy mjetet kanë qenë të parkuara tek karburanti.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat