Mediat greke: Dy gomonet u nisën nga Vlora me 2.5 ton marijuanë

Kronikë e zezë

Mediat greke: Dy gomonet u nisën nga Vlora me 2.5 ton marijuanë

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 13:33
Gomonet

Mediat greke raportojnë se dy gomonet e kapura në Greqi dhe që ishin nisur nga Vlora, kishin një ngarkesë prej 2.5 ton marijuanë.

 “The toc” shkruan se droga kishte destinacion Aivalin në Turqi dhe do të shkëmbehej me 150 kg heroine.

1.3 ton janë lënë në brigjet turke dhe 1.2 u kapën nga policia greke.

Heroina ehte hedhur në det gjatë ndjekjes, dyshohet në një thellësi prej 300 metra.

Vlera e marijuanës në Turqi kapte shifrën e 3000-4000 eurove për kg ndërsa në Greqi 1000 euro.

Skafisti i kapur në gomonen e dytë u hoq si klandestin duke thënë që kishte ardhur nga Turqia me një gomone bashke me disa të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat