Shkaktoi aksidentin me vdekje në Qafë-Thanë, arrestohet drejtuesi i trajlerit - Bota Sot
Shkaktoi aksidentin me vdekje në Qafë-Thanë, arrestohet drejtuesi i trajlerit

Kronikë e zezë

Shkaktoi aksidentin me vdekje në Qafë-Thanë, arrestohet drejtuesi i trajlerit

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 09:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia arrestoi drejtuesin e trajlerit, i cili shkaktoi aksidentin me vdekje në Qafë-Thanë.

Në pranga u vu shtetasi me iniciale A.H., 41 vjeç,  banues në Fier pasi akuzohet për veprën penale,  " Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".

"Shtetasi A.H, ditën e djeshme e  në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, duke drejtuar mjetin trajler është përplasur me mjetin autobuz me drejtues shtetasin Th.K., dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasja R.H", thuhet në njoftimin e policisë.

Nga aksidenti i djeshëm, u plagosën edhe dy gra të tjera, të cilat po udhëtonin me furgonin që u përplas nga trajleri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...