Prokuroria ngrit aktakuzë për krime lufte kundër popullatës civile

Kronikë e zezë

Prokuroria ngrit aktakuzë për krime lufte kundër popullatës civile

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka arrestuar një person me inicialet R.D., i dyshuar se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Sipas Prokurorisë, këtë vepër i dyshuari e ka kryer në kundërshtim me Ligjin Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, “Krime të Luftës në shkelje të rëndë” të Konventave të Gjenevës nga neni 144 i KPRK-së, “Krimet e Luftës në shkelje të rëndë” të nenit 3 të përbashkët të Konventave të Gjenevës nga neni 146 i KPRK-së, “Krimet e Luftës në shkelje të rëndë” të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtarë nga neni 147 i KPRK-së, dhe veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokurori i rastit gjatë ditës do të bëjë kërkesë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë, për caktimin e paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat