Aksident në Zallq të Istogut, katër persona mbesin të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Zallq të Istogut, katër persona mbesin të lënduar

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 11:03
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zallq të komunës së Istogut, ku katër persona kanë mbetur të lënduar

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rreth orës 7:10 minuta ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Zallq të komunës së Istogut. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura dhe si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor”, ka thënë Rugova.

Rugova ka bërë të ditur se njësitë përkatëse policore po merren me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat