Pesë të arrestuar në 24 orët e fundit

Kronikë e zezë

Pesë të arrestuar në 24 orët e fundit

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar pesë persona, si dhe është bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona të dyshuar, ndërsa ajo në Prizren, ka ndaluar një person, nën dyshimin se është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Në Prokurorinë Themelore në Gjilan, një person i moshës 69-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga djali i tij. Prokurori i rastit ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, ndërsa rasti është cilësuar si ‘’vdekje e dyshimtë’’.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një person me dyshimin se ka kryer veprën penale “vjedhja”, si dhe një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i besimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat