Policia arreston burrin dhunues, por edhe gruan e armatosur - Bota Sot
Policia arreston burrin dhunues, por edhe gruan e armatosur

Kronikë e zezë

Policia arreston burrin dhunues, por edhe gruan e armatosur

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Një shtetas me iniciale R.H., ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Kanë qenë efektivët e komisariatit nr.6 që kanë bërë të mundur arrestimin e burrit.

Por në pranga ka rënë edhe gruaja e dhunuar, shtetasja A.K., 37 vjeçe. Asaj i është gjetur një armë që e mbante pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, 37 vjeçares iu gjet në sahatin e ujit të pallatit ku banonte një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...