Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Suharekë pasi i njëjti ka goditur me shishe në kokë viktimën femër.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmë, 8 tetor, ndërsa viktima si pasojë ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.