Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë dhe në Mitrovicë - Bota Sot
Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë dhe në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë dhe në Mitrovicë

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 13:55
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, derisa ishte në ekzekutim të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Pejë, në kërkim të të dyshuarit të dënuar me një vit burgim, dje rreth orës 10:00, në fshatin Katundi i Ri- Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar B. S. (1982) i komunitetit rom.

Tek i dyshuari tashmë i arrestuar, i cili ka tentuar të ikë dhe t’i shmanget arrestimit, nga njësitet policore gjatë bastisjes është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

I njëjti tani është i dyshuar edhe për veprën penale ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit ndërsa i dyshuari në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore është dërguar në vuajtje të dënimit në QK Dubravë.

Po dje  rreth orës 02:30 personi tjetër i dyshuar, shtetasi S. H. (1970), është arrestuar lidhur me rastin ‘pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’ dhe është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes në Stacionin Policor në Istog.

 I njëjti kishte urdhëresë arrestimi për veprën ‘vrasje e rëndë në tentativë’ nga neni 178 paragrafi 8 të KPRK-së nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, i cili është ndaluar dhe është dërguar në QK-Dubravë në vuajtjen e dënimit prej 3  vjet e 6 muaj burg i shqiptuar me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...